Heqja dorë e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlametnarit ka qenë edhe çelësi për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendin e tij pritet ta zërë Vjosa Osmani, ndërkohë Konjufca është propozuar nga Kurti si kandidat për Ministër i Punëve të Jashtme.
Mirëpo, derisa të votohet Konjufca si ministër i ri, ai do të vazhdojë të jetë kryetar i Kuvendit.
Këtë e ka konfirmuar edhe Vjosa Osmani, e cila ka shpjeguar edhe procedurën.
“Sa i përket Konjufcës, ai do të largohet nga pozita e tij pas ti të zgjidhet ministër. Sepse mandati i tij përfundon në momentin kur të zgjidhet ministër. Në momentin që votohet për ministër, pozita e tij mbetet vakante. Por kur do të ndodh kjo, do të mbetet në koordinim të grupeve tona parlamentare”, ka thënë ajo.
Sa i përket bashkëpunimit me Listën Serbe, Osmani ka thënë se për një gjë të tillë duhet pyetur Albin Kurti, megjithatë ka theksuar se partia e Goran Rakiqit edhe nëse nuk do të jetë pjesë e koalicionit kanë të drejtë të ketën ministrin e tyre./abcnews.al