Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në 4 ditë në Iran

schedule16:31 - 3 Mars, 2026

schedule 16:31 - 3 Mars, 2026

Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit.

Organizata që vepron nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Republikës Islamike, tha edhe se 153 qarqe në të gjithë Iranin janë prekur nga sulmet.

Gjysmëhëna e Kuqe publikoi shifrat e viktimave pa dhënë detaje ose ndonjë analizë më të detajuar.



Sipas zyrtarëve iranianë, 165 nga të vrarët ishin nxënëse në një shkollë vajzash në Minab. Mediat shtetërore publikuan një listë me “57 emra” të të vrarave atje.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë sulmi ndaj shkollës.

Megjithatë, autoritetet iraniane ia atribuojnë tragjedinë të dy vendeve që po e sulmojnë dhe thonë se do ta ndjekin këtë çështje në forume ligjore ndërkombëtare.

Në një tjetër zhvillim, Franca do të dislokojë sisteme kundër-raketore dhe kundërdronë në Qipro, pas sulmit me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri.

Presidenti francez, Emmanuel Macron informoi homologun qipriot, Nikos Christodoulides, për vendimin, i cili u konfirmua edhe nga burime qeveritare.

Lajmi vjen disa orë pasi Greqia ofroi ndihmë për Qipron, duke dërguar katër avionë luftarakë F-16.

Sulmi i një dite më parë në bazën britanike RAF Akrotiri dyshohet se u krye me një dron iranian, Shahed, që u lëshua nga Hezbollahu, grup militant libanez, i lidhur me Iranin. U raportua se sulmi shkaktoi vetëm dëme të kufizuara në pistë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!