Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, formacionet zyrtare të Bylis-Tirana

schedule16:57 - 2 Korrik, 2020

schedule 16:57 - 2 Korrik, 2020

Sot në orën 17:45, starton gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, që do të luhet në Ballsh. Dy trajnerët, Dovedan dhe Egbo, kanë zgjedhur formacionet e tyre titullare.

Miraka luan në portë për Bylisin, ndërsa Ntephe, Goxhaj, Janku dhe Peposhi në mbrojtje. Mesfusha me tre përbëhet nga Ujka, Mëllugja dhe Murataj, ndërsa në sulm, luajnë Malçi, Ndreca dhe Sallaku.

Ndërsa Egbo, përgjigjet me Likën në portë, ndërsa Doka, Muça, Hoxhallari dhe Ismailgejci në mbrojtje. Batha dhe Karabeci para tyre, ndërsa Cobbinah, Hasani dhe Halili, do të mbështesin Dungën./abcnews.al

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA GJYSMËFINALE

E enjte, më 2 korrik 2020, ora 17:45
Stadium “Adush Muçaj”, Ballsh

BYLISI-TIRANA

Bylis 4-3-3: Miraka, Ntephe, Goxhaj, Janku, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Malçi, Ndreca, Sallaku. Trajner: V. Dovedan

Tirana 4-2-3-1: Lika, Doka, Muça, Hoxhallari, Ismailgejci, Batha, Karabeci, Cobbinah, Hasani, Halili, Dunga. Trajner: E. Egbo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!