Janë mbyllur dy sfidat e dyta gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku dy skuadrat që kanë arritur në finalen e madhe janë Prishtina dhe Ballkani. Kryeqytetasit e drejtuar nga Dallku nuk e kishin aspak të vështirë të arrinin në finale.
Ndeshjen e parë në kryeqytet përballë Drenicës, Prishtina e fitoi pastër me rezultatin 3-0, ndërsa sot, fituan sërish, me rezultatin 2-3. Golat nga Abazi, Krasniqi dhe Bekteshi vendosën sfidën, ndërsa Muleci dhe Kerim shënuan për vendasit.
LEXO EDHE: Prishtina me një këmbë në finalen e Kupës, Januzi vendimtar me dopietë
Ndërsa sfida tjetër mes Feronikelit dhe Ballkanit, ka qenë shumë e luftuar. Takimi i parë në fushën e Ballkanit, u mbyll i barabartë 0-0m ndërsa sfida e dytë në Drenas, u mbyll me shifrat 1-1.
Ish-sulmuesi i Kukësit, Daku, shënoi i pari për miqtë, ndërsa Harmon barazoi në të 65-ën për kampionët në fuqi të IPKO Superligës. Por falë golit në fushë kundërshtare, Ballkani i bashkohet Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
LEXO EDHE: Gjysmëfinalja e dytë në Kupën e Kosovës, “paqe” në Ballkani-Feronikeli
Kupa e Kosovës, gjysmëfinale
Drenica – Prishtina 2-3 (0-3)
Muleci 64’, Kerim 86′ / Abazi 27’, Krasniqi (p) 33’, Bekteshi (p) 56’
Feronikeli – Ballkani 1-1 (0-0)
Harmon 65’ / Daku 27’