Një jetë në skenë. Mirënjohje pafund, emocion dhe duartrokitje.
Në skenën e Teatrit “Petro Marko” u ngjitën mbrëmjen e së premtes mjeshtrat e parodisë vlonjate.
Afrim Agalliu dhe Agron Hamo i dhuruan edhe njëherë publikut vlonjat të qeshura e gëzim në shfaqjen që përkon me 50 vjetorin e daljes së tyre në skenë.
Shfqjen e jetës e quan Afrim Agalliu interpretimin në skenë, ndërsa i është mirënjohës publikut që kaq shumë i ka dashur. Sipas tij ata janë gjithmonë katër, ndonëse prej vitesh skenën e ndan tashmë vetëm me Agronin.
“Ne dhamë shpirtin këtu. Jam ujë në djersë. Ia vlen sepse ky spektator e meriton. Kjo ishte shfaqja e jetës sonë. Ne muk jemi unë dhe Agroni, ne jemi të katërt, pavarësisht se Meti na shikon nga Qielli edhe Mania që nuk mundet të aktivizohet.”
Regjsori Haxhi Rama njëherësh bashkëpunëtori i tyre në vite e quan shfaqjen si një jetëshkrim artistik të tyre.
“Kjo shfaqje ka koncentratin e 200 parodive që kanë bërë në vite. Ka natyrisht një avantazh talentin e tyre. Jam i kënaqur dhe me Vlorën, më kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme.”
Emocione të forta të përjetuara shprehin çifti Kulla, ndërsa vlerësojnë interpretimin e parodistëve.
“Shfaqja ishte e jashtëzakonshme, kishte tematikë, niveli i humorit i përzgjehdur, interpretuar shumë bukur. E përsorus, shfaqja më e mirë që kam parë në këtë skenë.”
“Ishte një triumph, jam e kënaqur, një shfaqje e kohës me të gjitha problemet.”
Të emocionuar, spektatorët vlonjatë shprehin mirënjohje për artistët e parodisë që dhuruan gëzim dhe humor edhe në kohët më të vështira.
Me regji të Haxhi Ramës, muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Drini Shehut, “Rroftë parodia” do të shfaqet edhe gjatë fundjavës në skenën e teatrit “Petro Marko”./abcnews.al