Gjysmë milioni njerëz pa ngrohje në Kharkiv pas sulmeve të forcave ruse

schedule14:44 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 14:44 - 25 Dhjetor, 2024

Pas sulmit në sistemin energjetik të Ukrainës të mërkurën, Reuters raporton se gjysmë milioni njerëz në rajonin e Kharkivit mbetën pa ngrohje në ditën e Krishtlindjes, ndërsa temperaturat shënonin vetëm disa gradë Celsius mbi zero.

Ndërkohë ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në kryeqytetin Kiev dhe gjetkë.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj sektorit energjetik të Ukrainës që nga pranvera e këtij viti, duke dëmtuar pothuajse gjysmën e kapacitetit të saj gjenerues dhe duke shkaktuar ndërprerje të zgjatura.

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky ka thënë se këto sulme janë “jonjerëzore”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!