Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjysmë miliardë USD për titullin/ Tifozët e Argjentinës kanë shpenzuar 500 milionë dollarë

schedule20:24 - 18 Korrik, 2026

schedule 20:24 - 18 Korrik, 2026

Skuadrën e tyre e kanë mbështetur deri në frymën e fundit.

Jo vetëm kaq, por për tifozët e Argjentinës mund të thuhet se ata po e përkrahin ekipin kampion të botës deri në pesetën e fundit që kanë në xhep.

Siç raporton e përditshmja “El Mundo Deportivo” e Barcelonës, në Amerikën e Veriut ndodhen që nga fillimi I Botërorit plot 50 000 të ashtuquajtur “hinças”, të cilës nuk janë kursyer në gati 39 ditë me shpresë mbrojtjen e titullit fituar katër vjet më parë në Katar.



Sipas, llogaritjeve të gazetës katalanase, këta 50 000 argjentinas kanë shpenzuar plot 500 milionë USD, që do të thotë mesatarisht 10 000 euro secili prej tyre.

Një barrë aspak e vogël, duke pasur parasysh se argjentinasit nuk janë një nga kombet më të pasur të rruzullit, por padyshim që janë ndër më të zjarrtët kur vjen puna tek flamuri kombëtar dhe tek ekipi përfaqësues I futbollit.

Deri tani, përtej harxheve pafund, ata janë kënaqur nga skuadra e zemrës e udhëhequr nga kapiteni Lionel Mesi në fushë dhe trajneri Lionel Skaloni në stol.

“Albiselestët” janë në finale pasi shtatë fitoreve radhazi, përkatësisht kundër Algjerisë, Austrisë, Jordanisë, Kepit të Gjelbër, Egjiptit, Zvicrës dhe Anglisë.

Mbetet edhe ndeshja për titull ndaj Spanjës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!