Nëse disa degë studimi rrezikojnë mbylljen se nuk plotësojnë numrin e studentëve, të tjera po prodhojnë profesionistë më shumë se nevojat e tregut. Bëhet fjalë për mësuesinë apo inxhineri të caktuara në raport më infermierinë, maminë apo programet dy vjeçare. Kjo del në pah nga një analizë e “Qendresës Qytetare” mbi situatën në universitetet e vendit. Gjysma e të rinjve këtë vit kanë zgjedhur të shkollohen në degë të shëndetit dhe it ndëkohë që rreth 30 % e programeve nuk plotësojnë numrin e studentëve për tu hapur.
“Në total janë 308 programe studimi prej të cilave 94 rrezikojnë të mbyllen sepse kanë më pak se 10 studentë, pra 30%. Nga ana tjetër janë 80 degë prioritare rrezikojnë të mbyllen 33 pra 41% e tyre. Elbasan rrezikojnë të mbyllen 46% e degëve, gjysma për tu mbyllur, 11 nga keto zero regjistrime. Në Gjirokastër nga 22 programe 9 mbyllen” u shpreh Gevio Tabaku nga Qendresa Qytetare. “50% që janë brenda universitetit janë degë infermieri mami të cilat janë pasaporta për jashtë vendit. Prodhojmë 3 mijë infermire e mami në vit, është e kuptueshme sa akomodon sistemi jonë. Nëse universitetet mbahen me degë dy vjeçare kemi te bejmë me gjimaz të avancuar jo me atë që ka qëllim në vetëvete kerkimin shkencor “, tha Migen Qiraxhi, nga Qendresa e Qytetarëve.
Për të siguruar një shpërndarje më të balancuar të studentëve në të gjithë vendin njohës të arsimit sugjerojnë profilizimin e universiteteve. E kjo kryesisht në rrethe ku problematika sipas tyre është dhe më e mprehtë.
Tabela 1
Programe studimi Rrezikojnë mbylljen
Universiteti I Tiranës 38 10
Universiteti Politeknik 25 6
Universitet Bujqësor 33 5
Universiteti I Durrësit 51 11
Universiteti I Elbasanit 45 21
Universiteti I Vlorës 32 12
Universiteti I Korçës 32 10
Universiteti I Shkodrës 30 10
Universiteti I Gjirokastrës 22 9 /abcnews.al