Një 52-vjeçare është drejtuar pranë policisë së Tiranës ditën e djeshme duke njoftuar humbjen e nipit të saj. Gruaja tha se nipi 34-vjeçar vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se kishte humbur kontaktet me të.
Duke mos e gjetur te të afërmit dhe shokët, ajo i është drejtuar policisë duke kërkuar prej tyre të nisin kërkimet.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të të riut në Tiranë, edhe pse policia thotë se po vijon kërkimet.
“Më datë 22.04.2022, shtetasja V. M., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nipi i saj, shtetasi E. T., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia. /abcnews.al