Gjyshja kasape/ Elefterie Çipa e ushtron këtë zanat prej 64 vitesh

schedule16:04 - 14 Korrik, 2024

schedule 16:04 - 14 Korrik, 2024

Është e para dhe e vetmja grua kasape në qytetin e Sarandës.

Edhe pse nga dita e parë kur mori hanxharin në duar kanë kaluar jo pak por 64 vite, Elefterie Çipa nuk i ndahet punës.

Çdo ditë e gjen në dyqanin e saj duke u shërbyer dhjetëra klientëve, shumë prej tyre klientë besnik.

Puna nuk është e lehtë, paragjykimet po ashtu e kanë shoqëruar për vite por ajo nuk është dorëzuar.

75 vjeçarja tregon se në vitet e para të ushtrimit të zanatit ndihej keq pasi mishi ishte me racion dhe i pamjaftueshëm për të gjithë.

Ndërsa në ditët e sotme thotë se ka vështirësi në sigurimin e mishit të mirë e cilësor.

Edhe pse në moshë pensioni, Elefteria nuk preferon të pushojë. Ajo thotë se do të vazhdojnë të punojë deri sa të mundet. Kur fuqitë ta braktisin dëshiron që nipërit e saj ta mbajnë hapur biznesin që e ka ngritur me shumë mund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!