Në puntatën e katërt të Style Star, tematika ishte mbi veshjet në funerale. Dea, një nga konkurrentët më të zhurmshme dhe të komentuara erdhi me një veshje të frymëzuar nga Kina.
Por përveç pelerinës Dea ishte një body të zi duke treguar mjaft mirë format e saj. Dea me shaka u shpreh se ka vendosur të harbohet në vdekjen e gjyshit.
Pjesë nga diskutimi:
Dea: Meqë gjyshi ishte ushtarak dhe unë jam mbesa e tij, gjyshi na kufizonte dhe nuk na linte të dilte. Meqë gjyshi vdiq tani do harbohem, do bëj jetë, prandaj kam ardhur kështu.
Sara Berisha me të qeshura: Më fal, të varrimi i gjyshit e gjete të harbohesh?
Dea: Po se ma ka nxi një jetë të tërë./abcnews.al