Gjyshi i vrau babanë para syve, djali i mitur i çiftit Saliaj pa të gjithë ngjarjen

schedule15:15 - 4 Qershor, 2021

schedule 15:15 - 4 Qershor, 2021

Kudret Saliaj mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë. Ai u qëllua për vdekje nga Mexhit Picari, babai i ish-gruas së tij Dhuratës, më të cilën kishte edhe një proces divorci. Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe Adriatik Cama, avokati i Kudret Saliajt.

Mendohet se Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij pasi ishte në proces divorci me vajzën dhe e akuzonte për lidhje jashtë martesore, ndërsa Dhurata akuzohej po ashtu për të njëjtën vepër, por edhe për dhunë psikologjike dhe fizike në familje. Në seancën e sotme do të vendosej se kujt do t’i kalonte kujdestaria e fëmijëve, pasi çifti ishin prindër të tre fëmijëve.

Mësohet se në vendngjarje ka qenë edhe djali i mitur i çiftit pasi ishte thirrur për të dëshmuar në seancën gjyqësore. Djali ka parë skenën e vrasjes ndërsa në kushte të rënduara psikologjike është shoqëruar nga policia për tu qetësuar.

Policia pak minuta pas ngjarjes arriti t’i vinte prangat autorit të vrasjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!