Gjyshi 89-vjeçar kërcen me mbesën, video bën xhiron e rrjetit

schedule13:13 - 30 Qershor, 2022

schedule 13:13 - 30 Qershor, 2022

Një video mjaft prekëse është bërë virale orët e fundit në internet. Një 89-vjeçar nga Greqia, kërceu si i ri në një festë në ishull në Schinoussa, me mbesën e tij në krah.

“Z. George Kovaios, 89 vjeç, kërceu me mbesën në festivalin e 9-të Fava në Schinoussa. E takuam të nesërmen plot gëzim për të na treguar se sa i mbushur është ishulli i tij.  Model dhe frymëzim për të gjithë ne. Vetëm respekt”, thuhet në faqen e Facebook-ut, ku u postua video fillestare.

Pamjet vijnë nga festa Fava që u zhvillua në 24 dhe 25 qershor në ishullin e Cikladave të Vogla. Një traditë kjo që përfshinë herë pas here edhe turistët.

Shikoni videon:

/abcnews.al