Gjyqtari Sportiv merr vendimin, Calabria e pëson rëndë, nuk shpëtojnë as Theo me Dumfries

schedule15:22 - 23 Prill, 2024

schedule 15:22 - 23 Prill, 2024

Kapiteni i Milanit, Davide Calabria, është pezulluar me dy ndeshje pas një kartoni të kuq direkt në Derby della Madonnina, ndërsa Theo Hernandez dhe Denzel Dumfries do të ndëshkohen për vetëm një ndeshje.

Gjyqtari sportiv i Serie A dha vendimet e tij këtë pasdite (e martë), pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 33-të.

Kapiteni i kuqezinjve, Calabria u përjashtua nga fusha në minutën e pestë shtesë në Derbit della Madonnina pasi goditi Davide Frattesin në fytyrë. Për këtë arsye, mbrojtësi i Milanit është dënuar me dy ndeshje.

Nga ana tjetër, bashkëlojtari i tij Theo Hernandez dhe mbrojtësi i djathtë i Interit, Dumfries, të cilët gjithashtu morën kartonë të kuq direkt, në minutën tretë shtesë, u pezulluan vetëm për një ndeshje.

Gjyqtari sportiv saktësoi se të dy lojtarët e kapën njëri-tjetrin për qafe, duke çuar në një të kuq të drejtë për secilin. Theo dhe Dumfries u gjobitën gjithashtu me nga 10 mijë euro secili.

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Juventusit, pasi ka marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!