Gjyqtari Orsato: Zanettin gjithmonë e kam respektuar, me Ibrahimovic humba përqëndrimin

schedule15:09 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:09 - 19 Korrik, 2023

Daniele Orsato ka hapur sirtarin e kujtimeve. Gjyqtari ekspert italian, duke folur për “Corriere del Veneto”, tregoi shumë anekdota që lidhen me karrierën e tij si gjyqtar kryesor. Për më tepër, duke mos e fshehur se ka një lojtar të preferuar.

“Cristian Maggio. E njo prej shumë vitesh, ai ka shkuar në të njëjtën shkollë me mua. Ai është simboli i respektit dhe edukimit. Gjithashtu gjithmonë kam admiruar Javier Zanettin, një kampion të cilit nuk e shqetësonte asnjëherë gabimi i arbitrit sepse ishte i vetëdijshëm që ishte pjesë e lojës.”

Lojtari që i bëri më shumë përshtypje ishte padyshim Zlatan Ibrahimovic.

“Kur e shikoja në fushë humba përqëndrimin. Gjatë një ndeshje Lazio-Inter në vitin 2009, gjatë një kundërsulmi, ai ngriti këmbën në qiell dhe e çoi topin përpara dhe me atë lëvizje kapërceu dy mbrojtësit e fundit, gjuajti në portë dhe shënoi. Unë mbeta i shtangur. Në në ndeshje të Inter-Fiorentina, pasi mori një goditje dënimi, ai më tha që të shikoja se çfarë goli do të shënonte”, është shprehur Orsato, një nga gjyqtarët më profesionistë të Italisë dhe Europës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!