Gjyqtari i “Dosjes 339”, KLGJ pranon dorëheqjen e Fran Prendit

schedule11:12 - 3 Nëntor, 2020

schedule 11:12 - 3 Nëntor, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga posti, të Gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi.

Prej datës 30 tetor, Prendi nuk ka më funksionet e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtari Prendi, ka deklaruar se do të vijojë punën në sektorin privat.

Siç raporton gazetarja e ABC Glidona Daci, Prendi ka qenë gjyqtari në seancën paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”. Ai ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin që vrau bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi.

Gjithashtu Prendi ka dënuar në shkallë të parë edhe grupin e Emiljano Shullazit.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!