Gabimet e arbitrave janë tema kryesore në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku trajneri Agim Canaj shpjegon se pse është pozitive që të rritet numri i arbitreve femra në futbollin shqiptar.
“Më ka ndodhur vjet kur isha me Shkodrën. Emanuela Rusta ishte arbitre dhe luanim me Korabin. Jemi disiplinuar shumë të gjithë, dhe lojtarët e huaj. Them se është gjë shumë e mirë përfshirja e arbitreve femra në futbollin tonë”, thekson Agim Canaj. /abcnews.al