“Gjyqtarët do të vendosin për Juventusin, futbolli është i sëmurë”

schedule15:27 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 15:27 - 5 Dhjetor, 2022

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, në deklaratat e tij ka shprehur zemërimin e tij për korrupsionin në fushën e futbollit, duke komentuar gjithashtu se çështja e Juventusit është në dorën e drejtësisë, e cila do të vendosë për ndëshkimin ose jo.

“Futbolli është i sëmurë nga lart… Në botën e politikës, industrisë, sindikatave dhe sportit. Në botën e sportit, për fat të keq, mbikëqyrja është problematike. Shteti nuk është budalla, shteti e di. Duhet shumë pak për të ndryshuar futbollin pasi është i sëmurë kudo”.

Për dënimin e Juventusit:

“Nuk po flas për këtë. Gjyqtarët, të cilët po shqyrtojnë çështjen e Juventusit, do të kujdesen për këtë. Nuk është puna ime, por më vjen keq për futbollin, por nuk është vetëm një problem italian. Është turp për gjeneratat e reja dhe ata që do të ndjekin të kenë shembull këto ngjarje”. /G.D abcnews.al/