Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu krijojnë shoqatë

schedule10:45 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:45 - 9 Qershor, 2020

“Drejtësi për Drejtësinë” është shoqata e krijuar nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu në vendin tonë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se anëtarët e kësaj shoqate përmes një letre dërguar Avokatit të Popullit kanë kërkuar që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vettingut.

Gjithashtu, Shoqata thotë se nga verifikimi që ata i kanë bërë dokumentacioneve të paraqitura nga disa anëtarë të organeve të vettingut, kanë dalë në konkluzionin se një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumenta të paplota dhe të pasakta./abcnews.al