Më 18 Mars Gjykata e Posacme, do të vendos nëse dosje në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Cokut, do të kalojë apo jo për gjykim. Pas disa parashtimeve të fundit të bëra nga përfaqësuesit ligjor të të pandehurve, gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi të mbyll seancën dhe të marrë kohë rreh një javë për tu shprehur.
Vazhdimisht avokatët mbrojtës të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në seancat paraprake kanë kërkuar pushimin e cështjeve duke I cilësuar si të pa baza, ndërsa SPAK kërkon kalimin në gjykim të cështjes, ndaj Metës.
“Në seancën e të enjtes, ish presidenti Ilir Meta, u tërhoq edhe nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, “arrest në burg”, në pritje të vendimit të gjykatës së Lartë, por edhe shkalla e tretë e gjyqësorit, vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë së arrestit me burg,” tha Cakrani.
SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Sipas hetimeve të SPAK, Ilir Meta i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024 akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz CEZ DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave. Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash./abcnews.al


