Gjyqi për abuzim seksual me të mitur, ish-piloti: Clinton, Trump dhe princi në avionin e Epstein

schedule23:55 - 30 Nëntor, 2021

schedule 23:55 - 30 Nëntor, 2021

Piloti për një kohë të gjatë i pedofilit Jeffrey Epstein ka dëshmuar në gjyqin e Ghislaine Maxwell se në bordin e avionit që drejtoi fluturuan shumë personazhe VIP në vende luksoze në mbarë botën.

Larry Visoski, dëshmitari i parë në gjyqin e Maxwell për abuzimet seksuale me të mitur, kujtoi princin Andrew, Bill Clinton, Donald Trump dhe Kevin Spacey. Maxwell mohoi akuzat dhe tha se ajo po përdoret si një “kokë turku” për Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019.

Por prokurorët argumentojnë se dyshja ishin “partnerë në krim” në abuzimin seksual. Maxwell ka qenë në një burg amerikan që nga arrestimi i saj vitin e kaluar dhe përballet me 80 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Prokurorët thonë se ajo rekrutoi dhe strehoi vajza të mitura për Epstein. I pyetur për të përshkruar pozicionin e Maxwell në operacionet e Epstein, Visoski e përshkroi atë si “numrin dy”. “Epstein ishte numri një” i tha ai gjykatës në Nju Jork të martën.

Visoski shërbeu si pilot i Epstein për më shumë se 25 vjet. Gjatë dëshmisë së tij, prokurorët u treguan juristëve fotografi të pronave të Epstein.

I pyetur për të përshkruar marrëdhënien e Maxwell me Epstein, ai tha se ishte “më shumë personale sesa biznesi”. “Nuk do ta karakterizoja si romantike”, shtoi ai./ Abcnews.al