Sot është dita e tretë e gjyqit ndaj 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ditën e djeshme folën avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ndërsa sot pritet që të flasë avokati i Jakup Krasniqit.
Po ashtu pritet që një deklaratë pa betim, pritet të japë edhe vetë Krasniqi.
Seanca në Hagë do të nisë në orën 09:00, por transmetimi i saj bëhet me 45 minuta vonesë.r.t/abcnews.al