Përfundon seanca ndaj Mediut për ‘Gërdecin’/ 7 dëshmitarë do të merren në pyetje në gjyqin e radhës

schedule14:56 - 9 Nëntor, 2023

schedule 14:56 - 9 Nëntor, 2023

Seanca e radhës ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’ do të mbahet më 16 Nëntor, në orën 10:00. Gazetari Ermal Vija raporton se në gjyqin e radhës do të dëshmojnë 7 dëshmitarë.

Në seancën e kësaj të enjteje u thirrën 8 dëshmitarë. Gazetari raportoi se të gjithë këta persona kanë punuar në fabrikën e demontimit të armëve, ku humbën jetën 26 persona nga shpërthimi tragjik.

“Të gjithë kanë qenë persona që punonin në fabrikën e demontimit të armëve atje ku ndodhi edhe shpërthimi tragjik ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, ku të katërt kanë deklaruar se kanë qenë në kushtet e vështira të punës, në të cilën kryhej demontimi i armëve dhe nuk ka pasur asnjë siguri. Në përfundim pritet të dëshmojnë edhe katër të tjerët“, raportoi gazetari.

Gazetari shtoi se listës së dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria pritet t’i shtohen edhe ish ministri i Drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi si dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Edhe Mediu është kërkuar që të japë dëshminë e tij dhe pas përfundimit, prokuroria do të lexojë pretencën./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!