Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

schedule13:04 - 10 Shkurt, 2026

schedule 13:04 - 10 Shkurt, 2026

Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se revolta publike buron nga nevoja që drejtësia ndërkombëtare të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.

Ai theksoi se paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave po përdoren për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërkohë që krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara, duke minuar besimin në institucionet e drejtësisë dhe stabilitetin e rajonit.

Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.



Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërsa krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.

Është evidente se përpjekja për të barazuar çlirimtarët tanë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështetet në akuza të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës.

Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes. Në këtë formë, gjykatat ndërkombëtare po delegjitimojnë të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.

E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen vetëm mbi drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme – jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët”, tha Vengu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!