Gjyqi i Izet Haxhisë, prokurori kërkon shoqërimin me forcë të dëshmitarëve, ndryshon avokati

schedule13:13 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:13 - 20 Nëntor, 2020

Nga Glidona Daci

Gjykata e Lartë është shprehur për kërkesën e Izet Haxhias për përjashtim të trupës gjykuese. Gjykata e Lartë ka vendosur mos pranimin e rekursit të bërë nga ana e Izet Haxhia. Në seancën e sotme u paraqit vetëm dëshmitari Kujtim Riza.

Prokurori Dritan Dushi tha që për ata dëshmitarë të cilët nuk kanë paraqitur shkaqe ligjore për të mos u paraqitur në seancë “kërkoj që të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm”. Në seancë mungoi avokati Idajet Beqiri, i cili nuk ka paraqitur asnjë shkak ligjor për të justifikuar mungesën e tij.

Togat e zeza të Gjykatës së Tiranës vendosën, që të caktojnë avokat kryesisht për Izet Haxhian, Elvis Gorishti. Gjithashtu vendosi të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm për dy dëshmitarë, Agim Logu dhe Kleo Murataj.

Senaca e ardhshme u la në datën 4. 12 ora 12:00. Gjykata i pezulloi Izet Haxhias afatet e paraburgimit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!