Gjyqi i Gërdecit/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Mediut për riekspertim për dëmin financiar

schedule11:10 - 9 Tetor, 2024

schedule 11:10 - 9 Tetor, 2024

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për riekspertim për dëmin financiar, në lidhje me dosjen “Gërdeci”.

Seanca u shty për në datën 17 tetor.

Mediu akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Sipas Prokurorisë së posaçme, ish ministri ka nxjerrë akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Mediu i ka hedhur poshtë akuzat, në mënyrë të përsëritur, duke pretenduar se procesi ndaj tij ka një sfond politik./abcnews.al