Gjyqi historik/ Ish-avokati i Trump, Michael Cohen: Ish presidenti ka blerë heshtjen e njerëzve me para

schedule10:27 - 14 Maj, 2024

schedule 10:27 - 14 Maj, 2024

Dëshmia e ish avokatit të Trump ishte një pikë kthese për gjyqin historik të Trump, pasi ky i fundit tha se ish presidenti amerikan ka blerë me para heshtjen e njerëzve të caktuar, përfshi aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Ish-avokati i Trump, Michael Cohen, tha se ai foli me të menjëherë pasi kishte shlyer pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren pornografike, Daniels. Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për akuzat kundër tij.

Në total, Trump përballet me 34 akuza për mashtrim biznesi për gjoja rimbursimin e Cohen për pagesën përmes transaksioneve të maskuara si shpenzime ligjore.

Daniels, në këmbim të parave, kishte rënë dakord të mos tregonte se kishte kryer marrëdhënie me Trump, ndërsa ai ishte i martuar. Ai ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels nga ana tjetër.

Prokurorët nga ana tjetër kanë theksuar se pagesa e bërë në ditët e fundit të fushatës presidenciale 2016 dhe përpjekja pasuese për ta fshehur atë duke falsifikuar të dhënat quhet si ndërhyrje në zgjedhje.

Ndërsa ish-presidenti u ul në karrigen e tij, duke dëgjuar me sytë mbyllur, Cohen i tha gjykatës të hënën se Trump kishte “miratuar” pagesën. Kur ai u takua me Trump dhe zyrtarin e tij të lartë të financave, Allen Weisselberg, mes zgjedhjeve presidenciale dhe inaugurimit, ky i fundit foli, tha Cohen.

Weisselberg i shpjegoi Cohen para shefit të tyre se ai do të paguhej në 12 këste prej 35 mijë dollarësh.

Trump “e miratoi atë”, tha Cohen.

Totali do të ishte shumë më i madh se sa Cohen pagoi fillimisht. Për javë të tëra, fantazma e dëshmisë së Cohen ka qarkulluar mbi gjyq dhe 16 ditë pas gjyqit, ai më në fund u shfaq në bankën e dëshmitarit, dita më domethënëse e dëshmisë në gjyqin e parë penal të një ish-presidenti amerikan.

Për rreth një dekadë, 57 vjeçari Michael Cohen, ka punuar si drejtues ekzekutiv dhe avokat në kompaninë e pasurive të patundshme të Trump me bazë në Nju Jork. Ai njihej si njeri besnik i tij dhe një një rast ai ka deklaruar se ishte i gati “të merrte dhe plumbin” për Trump.

Ish-avokati personal i Trump, që nga momenti që ky i fundit mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2017, ndërpreu çdo marrëdhënie me të, kur prokurorët federalë nisën të hetojnë fushatën presidenciale të Trump në vitin 2016. Prej atij momenti Cohen u kthye në një nga kritikët më të hapur të Trump.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!