Gjyq për ish-kryeministrin francez dhe bashkëshorten e tij

schedule12:20 - 24 Prill, 2019

schedule 12:20 - 24 Prill, 2019

Ish kryeministri i Francës Fransua Fijon, bashkëshortja e tij dhe zëvendësi i tij do të përballen me një proces gjyqësor në gjykatën penale të Parisit. Ata akuzohen për përvetësim fondesh publike dhe fshehje të abuzimeve.

Më shumë se dy vjet pas nisjes së hetimeve që sollën dhe dorëheqjen e ish kryeministrit francez Fransua Fijo, gjykatësit urdhëruan një proces për të dhe bashkëshorten e tij Penelop. Rasti i bujshëm bllokoi garën në zgjedhjet presidenciale të 2017-ës së Fijon, kandidat i fortë i së djathtës në sondazhe. Por në fund ai u eliminua në raundin e parë të votimit, para fitores së Emanuel Makron. Tre gjykatësit e qendrës financiare të Parisit, urdhëruan çiftin por edhe zëvendësuesin e Fijon në Asamblenë kombëtare, Mark Zhulo, që të paraqiten në gjykatën penale. Lajmi I publikuar fillimisht nga Lë Mond, u konfirmua dhe nga burime zyrtare të gjykatës.

Sipas këtyre të fundit, ish kryeministri duhet të japë llogari për akuzën e përvetësimit, bashkëpunim në krim dhe fshehje të abuzimeve. Bashkëshortja e tij e paguar si anëtare në Asamblenë Kombëtare, në dhomën e ulët të parlamentit francez, kur Fijon ishte deputet, akuzohet për bashkëpunim dhe fshehje të krimit por dhe përvetësim të fondeve publike. E njëjta akuzë rëndon dhe mbi Mark Zhulo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!