Gjyq i ri për Mendy, rrezikon burg të përjetshëm!

schedule16:12 - 26 Qershor, 2023

schedule 16:12 - 26 Qershor, 2023

Benjamin Mendy, i cili janarin e kaluar u shpall i pafajshëm nga shumica e akuzave ndaj tij, nga sot (26/06/ 2023) është sërish në gjyq duke u akuzuar për përdhunim dhe tentativë përdhunimi.

Megjithatë, gjykata nuk mori një vendim për dy akuza të tjera, lidhur me përdhunimin e një gruaje 24-vjeçare në tetor 2020 dhe tentativën për përdhunim të një gruaje 29-vjeçare në vitin 2018, të cilat do të rishqyrtohen në në Chester, Anglinë veriore.

Mendy, i cili ka mbetur jashtë skuadrës së “Qytetarëve”, teksa nuk ka rinovuar kontratën, e cila i skadon më 30 qershor, rrezikon edhe burgim të përjetshëm.

Në të njëjtën kohë, i bashkëakuzuari i tij, Luis Saha Maturi, u shpall i pafajshëm për tre akuza për përdhunim, ndërsa Gjykata nuk mori një vendim për tre akuza të tjera për përdhunim dhe tre raste të tjera të sulmit seksual.

Mendy u lirua nga burgu në fillim të janarit 2022, ndërsa u vendos nën mbikëqyrjen gjyqësore në pritje të gjykimit. /G.D abcnews.al/