Gjyq blerjeve online në “Bardh a Zi”, Prifti: Biznesi online ende në fazën e parë, më i mirë, më i lirë dhe më i shpejtë

schedule21:47 - 18 Maj, 2022

schedule 21:47 - 18 Maj, 2022

Blerjet online kanë marr hov të madh në vendin tonë, që prej periudhës së pandemisë së Covid-19 në mars të 2020-ës.

Por sa të sigurta janë blerjet online, në Shqipëri.

Dita ditës dëgjojmë raste ku klientët shprehen të pakënaqur për produktet që blejnë online.

Lexo edhe:Drejtori i Postës Shqiptare: Po diskutohet dërgimi i pakove me dron

Në lidhje me këtë në panelin e gjyqit ndaj blerjeve online në emisionin “Bardh e Zi” në Abc, pedagogu Rezart Prifti pohon se tregtia online në Shqipëri është në fazën e parë të saj.

Prifti thotë se Shqipëria është në fazën kur Amerika ka qenë në vitin 1991.

Megjithatë Rezart Prifti shprehet pro blerjeve online, duke thënë se biznesi online bën tregti më mirë, më lirë dhe më shpejt.

“Biznesi online bën më mirë më lirë dhe më shpejt. Tregtia online në Shqipëri është në fazën e parë të tregtisë online. Jemi në fazën e parë. Por nëse një person që njeh ekonominë në makro, kjo është një vlerë e shtuar. Jemi në fazën kur Amerika ka qenë në vitin 1991. Këto probleme i ka pasur e gjithë bota”, u shpreh pedagogu në emisionin “Bardh a Zi” .

Ndërkohë Valter Pinderi, krijuesi i tregtisë online thotë se mashtrimet janë në përgjithësi problem i kulturës shqiptare dje jo i tregtisë online.

“Ne kemi nisur procesin për të mbrojtur konsumatorin. Po krijojmë një certifikatë vlefshmërie që ta kenë të gjitha bizneset online.

Tregtia nuk atashohet me çdo individ. Online është 100% transparent, ndryshe nga ofline. Në online ti sheh përbërjen, garancinë e produktit. Edhe fizikisht abuzohet.

Ofline nuk e vërteton dot që dikush të mashtruar. Është problemi i kulturës që kemi, jo i online”, u shpreh Valter Pinderi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!