“Gjymtohet” Espanyol, pas Bares, “Bardheblutë” humbasin “bomberin” danez

schedule19:36 - 15 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 15 Korrik, 2024

Ishte një lëvizje e papritur.

Sulmuesi danez, Martin Braithwaite i ka shokuar të gjithë te Espanyol, teksa ka vendosur në mënyrë të beftë, që të ndërpresë kontratën në ditën e tij të parë të stërvitjes për sezonin e ri me skuadrën.

Këtë lajm e bëri publik klubi spanjoll përmes një komunikate në faqen zyrtare, ku bën me dije se sulmuesi i njoftoi për vendimin e marrë në kampin stërvitor, teksa pasi kaloi testet mjekësore dhe shkoi në kampin stërvitor të Espanyol në Sant Adria, danezi njoftoi largimin nga skuadra.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Espanyol nuk e kuptoi sjelljen e lojtarit, i cili kishte pasur kohë në dispozicion që ta komunikonte këtë vendim, pa pritur ditën e parë të punës për sezonin e ri, siç bëri ai dhe kështu pas Keidi Bares, “Bardheblutë” humbasin edhe “bomberin” danez.

Ndërkaq, kujtojmë se Brathëaite ishte një ndër protagonistët e ringjitjes së Espanyol në elitë, ku në 45 ndeshje shënoi 22 gola e dhuroi 3 asistime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!