Gjylameti dedikim prekës për nënën që përjetoi dy tragjedi: Je burim force!

schedule21:22 - 10 Maj, 2020

schedule 21:22 - 10 Maj, 2020

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Nenave. Gjylameti ka uruar nënën e saj, e cila ka përjetuar dy ngjarje tragjikë, pasi ka humbur dy fëmijë.

Në mesazhin e saj, deputetja e përshkruan si burim force dhe mbështetjeje në çdo çast vështirësie.

Gëzuar ditën e nënës e shtrenjta ime !

Mirësi, urtësi dhe sakrificë për të na rritur plot e përplot me dashuri. Buzëqeshje pafund dhe atëherë kur zemra të pikon vetëm që ne të shohim botën plot ngjyra. Je burim force dhe mbështetjeje në çdo çast vështirësie!”, shkruan Gjylameti.