Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot dëgjohen dëshmitarët e parë

schedule08:17 - 11 Prill, 2023

schedule 08:17 - 11 Prill, 2023

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë sot në Hagë.

Këtë të martë fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale.

Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!