Alvaro Morata nuk i përmbajti nervat në ndeshjen ndaj Beneventos (28 nëntor). Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, teksa sulmuesi spanjoll u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë për shkak të protestave ndaj arbitrit Pasqua.
28-vjeçari e shleu një ndeshje në derbin me Torinon, teksa Komisioni i Disiplinës ka vendosur t’ia përgjysmojë dënimin. Morata do të paguajë 8 mijë euro dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Pirlo për takimin jashtë fushe ndaj Genoas (e diel, 18:00).
Ndërkohë, dy raste me koronavirus janë regjistruar te Bologna. Për fatin e mirë të Mihajlovic, dy të infektuarit me Covid-19 nuk janë futbollistë por pjesëtarë të stafit teknik. Bologna zbret të dielën në fushë dhe do të presë në shtëpi verdhekuqtë e Romës. /abcnews.al