Qytetarja e parë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me anë të një postimi në rrjetet sociale duke bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka vendosur Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive, ka hedhur akuza se ky vendim është jo i drejtë e joligjor.
Sipas Voltana Ademit, veprime të tilla bëjnë që PS po kontrollon edhe Shoqatën e Bashkive dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.
Më tej Ademi shton se Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për procesin antikushtetues të votimeve vendore të datës 30 qershor 2019, e shumë shpejt do të keni një vendim të qartë.
“Ftoj partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët, brenda dhe jashtë vendit, të vlerësojnë me profesionalizëm dhe seriozitet situatën.” Shprehet në fund Ademi.
Postimi i Ademit: