Një gjykatë amerikane ka urdhëruar hetuesit që të publikojnë një version të reduktuar të letrave e dokumenteve që iu sekuestruan Donald Trump në fillim të gushtit në shtëpinë e tij në Mar a Lago të Floridas.
Sipas gjykatës, qëllimi është që ai të bindet për të autorizuar kërkime në shtëpinë e ish-presidentit. Po gjykata thekson se një version i reduktuar i dokumenteve, do t’i tregonte Trumpit vetë, por edhe publikut se ka arsye për të hetuar edhe më thellë dhe se nga hetimet mund të dalin detaje të tjera.
Kjo kërkesë është refuzuar më herët nga Departamenti i Drejtësisë. Sipas mandatit të kontrollit, FBI kërkon të provojë nëse Donald Trump ka kryer krim, duke marrë me vete dokumente të klasifikuara qeveritare, kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë në janar të viti 2021 e që gjenden në shtëpinë e tij në Mar A Lago.
Sipas vendimit të gjykatësit Bruce Reinhart, një përmbajtje e reduktuar e këtyre dokumenteve, do të publikohen këtë të premte në mesditë, me orën amerikane.