Gjykata urdhër mbrojtje për fëmijët e Elisabeta Mitës: Bashkëjetuesi të largohet nga shtëpia

schedule15:15 - 25 Janar, 2020

schedule 15:15 - 25 Janar, 2020

Gjykata e Sarandës këtë të shtunë ka vendosur urdhër mbrojtjeje për 2 fëmijët e Elisabeta Mitës dhe ka vendosur për largimin e  nga banesa të bashkëjetuesit  Arjan Mekollari.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se fëmijët, vajza nga martesa e parë dhe djali me ish bashkëjetuesin Mekollari janë  marrë nga prindët e 41 vjecares  që banojnë në Fier.

Gjyqtarja Nevrie Duka vendosi sot  që fëmijët të jenë në kujdestarinë e familjes së 41 vjeçares, të cilët do të zhvendosen nga Fieri dhe do të banojnë në banesën me qira të vajzës së tyre në Sarandë, për arsye se vajza është në shkollë.

Ndërkohë 41-vjeçarja Elisabeta Mita është lënë në burg nga Gjykata e Sarandës, pasi ndaj saj rëndojnë akuzat e dhunës së vazhdueshme ndaj vajzës së saj 13 vjeçe.

Dhuna psikologjike dhe fizike e 41-vjeçares u publikua në një emision investigativ disa ditë më parë ku më pas ndaj Mitës./abcnews.al