Gjykata ukrainase i ngrinë pasurinë ish-presidentit Petro Poroshenko

schedule15:23 - 6 Janar, 2022

schedule 15:23 - 6 Janar, 2022

Gjykata e Ukrainës i ka ngrirë pronat ish-presidentit Petro Poroshenko si pjesë e një hetimi zyrtar për tradhtinë e lartë të dyshuar nga ish-kreu i shtetit, tha të enjten zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokurorët ukrainas kanë thënë se Poroshenko ishte i përfshirë në financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në 2014-2015. Megjithatë, ish-presidenti mohon akuzat.

Poroshenko, një ndër qytetarët më të pasur të Ukrainës, ka qenë jashtë vendit nga fundi i dhjetorit dhe nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës. Ai ka thënë se planifikon të kthehet në Ukrainë më 17 janar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!