Gjykata turke dënon me 27 vite burg gazetarin e njohur

schedule11:24 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 11:24 - 23 Dhjetor, 2020

Gazetari turk Can Dundar është dënuar me më shumë se 27 vjet burg për mbështetje të terrorizmit dhe “spiunazhit ushtarak ose politik”.

Një gjykatë në Stamboll dënoi Dundar me 18 vjet e nëntë muaj për marrjen e sekreteve shtetërore me qëllim të spiunazhit politik ose ushtarak, thuhej nw vendim. Gjykata gjithashtu e dënoi atë me një shtesë tetë vjet e nëntë muaj për mbështetjen e një organizate të armatosur terroriste pa qenë anëtar.

Aktualisht në mërgim në Gjermani, ish-kryeredaktori i gazetës turke të opozitës  Cumhuriyet  u gjykua në mungesë.

Gjyqtarët në gjykatën Caglayan të Stambollit lëshuan vendimin pavarësisht nga mungesa e ekipit të mbrojtjes. Avokatët e Dundar thanë se ata nuk do të merrnin pjesë në seancën përfundimtare, duke theksuar se akuzat janw të motivuara politikisht. g.v/abcnes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!