Gjykata thërret dëshmitar Zenel Nezajn dhe ish-punonjësin e SHIK, pritet vendimi për Berishën

schedule13:14 - 6 Nëntor, 2020

schedule 13:14 - 6 Nëntor, 2020

Sot u zhvillua gjyqi për procesin e Izet Haxhisë, në të cilin u vendos pranimi pjesërisht i kërkesës për thirrjen e dëshmitarëve në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, të paraqitura nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri.

Siç raporton gazetarja e ABC Glidona Daci, Gjykata ka vendosur që të merren si provë pamjet kur Zenel Nezaj, ish- truproja i Azem Hajdari pyetet në spital nga Berisha, si dhe deklaratën e Berishës para ambasadës amerikane.

Gjykata ka vendosur gjithashtu të marrë si provë, materialet për postblloqet e ngritura nga policia pas ngjarjes, si dhe procesverbalin e marrjes në pyetje të Jaho Mulosmanit, në datë 6 maj 2001.

Ndërkohë Zenel Nezës do ti dërgohet flet-thirrje në Belgjikë.

Sipas prokurorit të çështjes, Zenel Neza nuk është pyetur asnjëherë, dhe është e vlefshme dëshmia e tij, si i vetmi dëshmitar okular në vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjykata ka vendosur të mos marrë në pyetje ish-kreun e SHIK Fatos Klosin.

Sa i përket ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata ka vendosur se do të shprehet në një moment tjetër, si për të, edhe për Vili Minarollin dhe Ylli Rakipin.

Gjykata do të vlerësojë në vijim, nëse do të merren në pyetje Afrim Krasniqi dhe Shaban Memia, ndërsa për Përparim Hykajn ka vendosur se nuk është e nevojshme të merret sërish dëshmitar.

Sa i perket Aishe, Zylfie e Muharrem Haklaj, Gjykata ka vendosur se nuk është e nevojshme të merren dëshmitar pasi nuk kanë qenë dëshmitar okular në ngjarje.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg, nën akuzën si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, në 12 shtator 1998.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!