Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.
Mësohet se forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit, në Prishtinë, shkruajnë mediat në Kosovë.
Lexo edhe: EULEX në banesën e Jakup Krasniqit, gazetari: Priten arrestime në gjithë territorin e Kosovës
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në komunikimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ndërkohë Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
/abcnews.al/

