Gjykata Speciale ngre aktakuzë kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

schedule17:57 - 19 Nëntor, 2020

schedule 17:57 - 19 Nëntor, 2020

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngrit aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi. Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo, është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Ndërkohë gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!