Gjykata Serbe jep 100 vjet burg për vrasjen e gazetarit

schedule20:15 - 5 Prill, 2019

schedule 20:15 - 5 Prill, 2019

Gjykata e lartë në Beograd dënoi me 100 vjet burg në total katër ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit serb. Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e gazetarit të njohur Slavko Çuruvija gjatë regjimit të Millosheviçit.

Gjykata e Posaçme në Beograd ka dënuar me nga 30 vjet burgim ish- shefin e Sigurimit Shtetëror Radomir Markoviq, dhe ish-kreun e policisë së Beogradit Milan Radonjiq. Me nga 20 vjet heqje lirie janë dënuar edhe dy pjesëtarë të sigurimit shtetëror serb.

Ata u gjetën fajtorë, se më 11 prill të vitit 1999 kishin vrarë gazetarin e njohur Slavko Çuruvija. Vrasja është bërë me urdhër nga maja e pushtetit, në kohën e regjimit të presidentit Slobodan Milosheviq.

Qururvija ishte i njohur si një kritik i ashpër i politikës së tij. Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se gjatë 24 viteve të fundit në Serbi janë vrarë tre gazetarë, kurse rasti Çuruvija është i pari që merr epilog gjyqësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!