Gjykata ruse e shpall ekstremiste organizatën politike të Alexei Navalny-t

schedule22:43 - 9 Qershor, 2021

schedule 22:43 - 9 Qershor, 2021

Një gjykatë ruse e ka shpallur si të paligjshme organizatën politike të Alexei Navalny-t duke e cilësuar ekstremiste. Vendimi që u mor të mërkurën mbrëma vjen ndërsa presidenti rus Vladimir Putin mban tashmë të burgosur disidentin politik.

Me verdiktin e dhënë nga Gjykata e Moskës, u hiqet e drejta personave që lidhen me Fondacionin e Navalny-t për Luftimin e Korrupsionit dhe rrjetin e tij rajonal që të kërkojnë zyrë publike.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe lë në mes planet e një numri aleatësh të Navalny-t që kishin shpresuar të kandidonin për vendet parlamentare në zgjedhjet e ardhshme të 19 shtatorit. s.b/abcnews.al/