Valdrin Pjetri u konfirmua zyrtarisht nga Gjykata e Shkodrës si kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës. Kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesë-padinë e bërë nga Voltana Ademi. Gjykata e Shkodrës ka konfirmuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatin e Pjetrit i cili në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, u rikonfirmua si kryebashkiak për mandatin e parë në Shkodër si pjesë e Partisë Socialiste në Aleancën për Shqipërinë Europiane. Përballë tij nuk pati asnjë kandidat. /ABC News Albania 24/7
Gjykata rrëzon Voltana Ademin, Valdrin Pjetri kryetar i Bashkisë së Shkodrës
schedule11:17 - 26 Korrik, 2019
schedule 11:17 - 26 Korrik, 2019