Gjykata rrëzon ankesën e Dani Alves, braziliani mbetet në paraburgim

schedule14:18 - 21 Shkurt, 2023

schedule 14:18 - 21 Shkurt, 2023

Sipas burimeve ligjore të raportuara, Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord të mbajë në paraburgim pa kush brazilianin Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Magjistratët e seksionit të tretë të Gjykatës së Barcelonës kanë rrëzuar kështu ankesën e lojtarit brazilian kudnër urdhrit të arrestit të gjyqtarit hetues që e dërgoi në burg më 20 janar, pasi u pranua në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brians 2”.

Javën e kaluar, në seksionin e tretë të Gjykatës së Barcelonës u mbajt seanca për apelimin që mbrojtja e Alves bëri kundër vendimit të gjyqtarit hetues për dërgimin e tij në burg pa kusht. Siç shpjegohet nga burime ligjore, në seancën, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimës, mbrojtja e lojtarit brazilian iu referua apelit që ai bëri për të kërkuar lirimin e tij dhe, pasi këmbënguli se Dani Alves ka rrënjë të mjaftueshme në Spanjë për të garantuar se nuk do të largohet, ajo ka vënë sërish në dyshim versionin e viktimës, ndër të tjera për shkak se ajo nuk paraqet lezione vaginale.

Mirëpo, ky ankim nuk ka pasur efekt dhe Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord mëngjesin e sotëm që të mbajë brazilianin në paraburgim dhe pa kusht./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!