Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës, pikat ku prokurorët nuk u morën vesh

schedule16:55 - 13 Janar, 2020

schedule 16:55 - 13 Janar, 2020

Gazetarja Glidona Daci raporton se prokurorët kishin ardhur me dy qendrime të ndryshme.

Ata kishin kërkuar pushimin e çështjes për pastrim të parave dhe vijimin e çështjes me akuzën e falsifikimit të dokumenteve me arsyetimin se PD nuk kishte deklaruar në KQZ të gjithë burimin e parave gjatë fushatës zgjedhor.

“Gjykata kishte tre mundësi për këtë çështje: Të kthente çështjen për plotësim të hetimeve, ta pushonte fare ose ta kalonte në gjykim. Kështu, u vendos që të pushohej”, shprehet gazetarja.

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpall i pandehur për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Mbetet për t’u parë tani nëse prokuroria do të ankimojë ose jo vendimin e gjykatës, ndërkohë që avokatët e përshëndetën vendimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!