Gjykata pranon rishikimin e kushteve të burgosjes së Klement Balilit

schedule13:49 - 17 Shkurt, 2021

schedule 13:49 - 17 Shkurt, 2021

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klement Balilit të njohur ndryshe si eskobari i Ballkanit për ndryshim të masës së sigurisë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjykata ka vendosur që të ngrejë një grup ekspertësh mjek të cilët duhet të ndërtojnë raportin nëse Balili është vërtet me probleme shëndetësore apo jo.

Aktualisht Klement Balili vuan dënimin ne burgun e Peqinit në siguri të lartë, dhe nëpërmjet kërkesës kërkon që pjesën tjetër ta vuaj në siguri të ulët.

Në datë 17 tetor të vitit 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar.

Balili duhet të  kalojë 10 vite në qeli nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!