Gjykata nxjerr nga qelia tregtarin që hapi dyqan brenda burgut 313

schedule13:10 - 29 Prill, 2020

schedule 13:10 - 29 Prill, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Ervin Kurtullën, tregtarin brenda burgut 313.

Ai u arrestua bashkë me Eduart Strugen ish drejtor i burgut dhe Florin Ahmetin ish-shef logjistike në të njëjtin institucion të vuajtjes së dënimit, te cilët  dyshohen për korrupsion.

Ata dyshohen se kanë marrë 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë Kurtullës lejen për të hapur dyqanin brenda burgut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!