Gjykata ngrin përplasjen në PD/ Gjikondi: Kërkesa e Bashës për pezullim, një lojë shahu

schedule18:35 - 13 Nëntor, 2023

schedule 18:35 - 13 Nëntor, 2023

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi pasditen e së hënës pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të Lulzim Bashës në PD.

Në një intervistë për ABC News, juristja Brizida Gjikondi e cilësoi lëvizjen e Bashës, një lojë taktike shahu.

Sipas Gjikondit, gjyqtari i çështjes ka marrë edhe një vendim për interesa personale, pasi atij i intereson që vendimin ta japë Gjykata e Lartë.

Gjikondi shtoi se çështja në PD nuk do të zgjidhet ligjërisht, por me kalbëzimin dhe degradimin e saj si parti.

“Kjo duket si taktikë lojë shahu, sepse Basha e çoi kërkesën në gjykatë dhe Basha e ka çuar prapë për të pezulluar vendimet e mëparshme. Duhet ta japë Gjykata e Lartë fillimisht, nuk mund të bëhen mbivendosje vendimesh. Kur ka përplasje për vendime, patjetër që gjyqtari sot ka nxjerrë një vendim edhe për interesa personale. I intereson që ta marrë Gjykata e Lartë këtë vendim, nuk do të prononcohet vetë. Pezullimi nuk do merret parasysh nga grupi i Bardhit, sepse nuk u intereson atyre të binden, të njohin shtetin ligjior. Sot kanë penguar edhe Sorecan në komision. Këta po shqyhen brenda partisë. Kam përshtypjen se nuk do zgjidhet ligjërisht, por në kalbëzimin dhe degradimin e saj. Aty është secili për vete”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!